Aktualitet

Ne nuk dimë të ndahemi, sikurse nuk kemi ditur kurrë të ndërtojmë piramida!

Nga Irena Beqiraj

Unë nuk futem tek njerzit që kanë veneracion të skajshëm për Kadarenë , por ai ka një varg që ka shënjuar mënyren si mendoj për ndarjen :
” Ndarja! Ah ndarja !
një fjalë gojë por që shpirtin ta qit ,
për të ndërtuar një ndarje për të qenë
është më vështirë se të ndërtosh një piramidë !

Kur ndahen dy njerëz thuhet ” një familje u prish” pasi dy individë dikur të dashur kthen në armiq ”
Pse është kaq e vështirë që njerëzit të bëjnë ndarje për të qenë , për shkak Varësisë? Frikës nga vetmia? Egoizmit? Mos pranimit të faktit se dikush tjeter ( as më i mirë e as më i keq se ty ) thjesht më komplementar mund të përmbushë palën tjetër më mirë? Fëmijët? Humbja e disa privilegjeve ekonomike, sociale apo shoqërore ? Pasiguria për të nesermen?
Pse ish/gruaja ish/ burri , ish/ i dashuri shpallet armiq apo kundeshtarë ? Pse duam ti mbajmë përjetësisht e të pa ndryshuara gjëra që nga natyra janë gjithmonë në transformim?

Dhimbja mund të thotë dikush! Edhe heqja e prangave të skllavit krijon dhimbje, por kjo nuk duhet ta ndalojë atë ti heq.
Nga gjithcka që kam lexuar, pro e kundër ndarjes kam arritur në një përfundim modest; ne nuk jemi mësuar të pranojme se jeta është një piramidë nevojash edhe kërkesash gjithmonë në transformim. Ne nuk e pranojmë dot transformimin pa fajsuar veten apo tjetrin , apo më keq ne besojmë se është në dorën tonë ta ndalojmë transformimin.

Ne nuk e pranojmë dot që ndjesitë , kërkesat nevojat e njeriut me afër nesh mund të ndryshojnë edhe pa u vënë re .
E pra më shumë sesa një vendim për të ndarë banesën , për të krijuar një ekonomi të përbashkët apo një mardhënije fizike ekskluzive familja është frymë, energji, respekt i ndërsjelltë, kujdes per mirëqënijen e tjetrit.Familjet mund të ndahen por ato shkatërrohen përfundimisht kur humbet fryma , kur ish-bashkëshortët e konsiderojnë tjetrin si “armiku” që i shkatërroi jeten , jo bashkëudhëetari qoftë edhe i përkoheshëm .
Thjesht nuk dimë të ndahemi , sikurse nuk kemi ditur kurrë të ndërtojmë piramida!

 

#nuk #dimë #të #ndahemi #sikurse #nuk #kemi #ditur #kurrë #të #ndërtojmë #piramida
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button