PD e Bashës mohon negociatat me grupin e Berishës: Gënjeshtër e trashë

Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha doli me një reagim pas lajmeve se negociata sekrete kanë nisur me grupin e Sali Berishës, duke mohuar çdo kontakt me ta.
Në reagim shkruhet se nuk ka negociata me ata që bënë marrëveshje për një karrige, dhe se mbështetja e PD për aleatët dhe drejtësinë e re është e panegociueshme.
“PD dhe asnjë funksionar i saj nuk ka asnjë negociatë as sekrete as publike me Sali Berishën apo vartësit e tij. Ata që bënë negociata për karrige po spinojnë një gënjeshtër të trashë. PD e ka të përcaktuar rrugën e saj publikisht në Kuvendin e dhjetorit 2021.
Dera e PD është e hapur për çdo demokrat që kërkon të sjellë ndryshimin në vend. Për ne mbështetja për drejtësinë, aleanca me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE, janë të panegociueshme”, shkruhet në reagim.
/a.r
#Bashës #mohon #negociatat #grupin #Berishës #Gënjeshtër #trashë
Java News