Aktualitet
Pasaportat më të fuqishme për vitin 2024: Ja ku renditet Shqipëria

Zvicra kryesoi renditjen e këtij viti që ka pasaportën më të fuqishme, e ndjekur nga Irlanda dhe Portugalia.
Studimi u krye nga firma konsulente e taksave dhe imigracionit Nomad Capitalist.
Vlerësimi u krye bazuar në 5 kritere:
Udhëtim pa viza – 50%
Taksa – 20%
Perceptimi global – 10%
Aftësia për të mbajtur nënshtetësi të dyfishtë – 10%
Liria personale (liria e shtypit, shërbimi i detyrueshëm ushtarak, etj.) – 10%
Shqipëria renditet në vendin e 87 në këtë listë./m.j
#Pasaportat #më #të #fuqishme #për #vitin #renditet #Shqipëria
Java News