Aktualitet

Aksion i befasishëm i policisë në Vlorë, gjendet një bazë armatimesh përfshirë një snajper e kallashnikov. Një person në pranga

Një arsenal me armë zjarri është gjendur këtë të enjte nga Policia e Vlorës.

Armët e zjarrit janë gjetur gjatë një kontrolli të beftë të ushtruar në një banesë në fshatin Babicë.

Gazetari Enrik Mehmetaj raporton për BW se në banesë është gjetur pistoletë, kallashnikov e snajper.

Në lidhje me sekuestrimin e arsenalit të armëve, Policia e Vlorës ka prangosur 1 person.

Kujtojmë se përpara disa kohësh, në qytetin e Vlorës, policia gjeti të fshehur në një dyqan të kamufluar si dyqan, armë të ndryshme./m.j

#Aksion #befasishëm #policisë #në #Vlorë #gjendet #një #bazë #armatimesh #përfshirë #një #snajper #kallashnikov #Një #person #në #pranga
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button