Kokalari i nxjerr një tjetër skandal të rëndë Këlliçit dhe paralajmëron se e presin “ditë të zeza”, aktivistja hedh akuza të forta edhe ndaj krahut të djathtë të Sali Berishës
NJOFTIME PUNE
English Version
Kontakto redaksinë
BREAKING NEWS
KOKALARI I NXJERR NJË TJETËR SKANDAL TË RËNDË KËLLIÇIT DHE PARALAJMËRON SE E PRESIN “DITË TË ZEZA”, AKTIVISTJA HEDH AKUZA TË FORTA EDHE NDAJ KRAHUT TË DJATHTË TË SALI BERISHËS
x
POLITIKE
Kokalari i nxjerr një tjetër skandal të rëndë Këlliçit dhe paralajmëron se e presin “ditë të zeza”, aktivistja hedh akuza të forta edhe ndaj krahut të djathtë të Sali Berishës
SHKRUAR NGA SIDORELA BRAÇJA
28 PRILL 2023
Kokalari i nxjerr një tjetër skandal të rëndë
Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila ishte një ndër mbështetëset e Sali Berishës, por që më pas shprehu zhgënjimin e saj me “Foltoren”, ka publikuar disa dokumente rreth arsimimit të Belind Këlliçit dhe formularin e vetëdeklarimit dhe thotë se mban pasoja ligjore rreth deklarimeve të pavërteta. Në një postim në “Facebook” ditën e djeshme, Kokalari deklaron se kandidati i dyshes Berisha-Meta qartazi ka dhënë deklarime të pavërteta kur shkruan se diploma e tij në Amerikë është njësuar Master Shkencor në Shkencat e Menaxhimit. Kokalari thekson se diploma që ka marrë Këlliçi në Amerikë është një bachelor degree dhe nuk mund të njihej si master shkencor dhe njohja që i ka bërë Ministria e Arsimit në kohën e qeverisë Berisha është një skandal më vete.“Në formularin e vetdeklarimit të deputetëve, formular që përdoret për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike dhe që Belind Këlliçi ka firmosur se është i vetëdijshëm për pasojat ligjore në rast të deklarimeve të pavërteta, të paplota apo të pasakta, dhe ka konfirmuar saktësinë e të dhënave të pasqyruara në formular’, Këlliçi qartazi ka dhëne deklarime të pavërteta, kur shkruan se: është njësuar Master Shkencor në Shkencat e Menaxhimit. Ndërkohë që diploma që ka marrë në Amerikë është një bachelor degree dhe nuk mund të njihej si master shkencor, ky skandal më vete se si e ka mundësuar nga Ministria e Arsimit. Më pak fjalë, Këlliçi si deputet i ri, pa futur këmbët mirë në parlament, ka thyer ligjin. Ndërkohë, (foto bashkangjitur) formulari i Coppin University, është shumë i qartë në ato që kërkon: “Emrin e shkollës nga ku po diplomohesh? Pyetja është, si i është përgjigjur Belind Këlliçi kësaj pike?”, shkroi ajo.
Kokalari: Këlliçi bëri një gjest vulgar
Edhe më herët Evi Kokalari ka hedhur akuza ndaj Belind Këlliçit. Ajo u shpreh se gjesti i tij ishte vulgar. “O i zgjuari i demokratëve, more!!! (Me ty e kam, strateg). Gishti i Ramës ishte gjest i momentit, pa asnjë dyshim gabim, por nuk krahasohet me një gjest vulgar, të paramenduar, disenjuar me kujdes – në emër të një partie të tërë, bërë foto, printimi, shpërndarja, installimi që tregojnë paramendim veprimi me gjykim shumë të cekët . Boll harxhuat kohë duke e justifikuar, se latë nam. Kërkoni falje qytetarëve të Tiranës dhe nisni njerëz ti heqin nga rrugët menjëherë”, u shpreh ajo.
Aktivistja sulmon Lelën
Ndërkohë, ajo ka folur edhe për Alfred Lelën, i cili është drejtor i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në “Foltore” dhe njeriu më besnik i Berishës, duke thënë se këto figura po e degradojnë PD. “Kush e solli këtë Lelën në PD? Se kemi parë kurrë në foltore. Të gjithë më thonin ‘është i Sorosit’. Fare papritmas, u punësua në një pozicion kyç. E kam parë të heq pantallonat në studio TV. Ka dy ditë rresht që pa pikën e turpit i tregon gishtin audiencave televizive të Syrit dhe Neës24. Ka një denigrim të PD-së së rithemelimit që të duket se nuk është e rastësishme. Demokratët e foltoreve s’ju dëgjohet më zëri. Vulgarëve si Kalaja dhe Këlliçi i është dhënë platforma këtë vitin e fundit. Diçka nuk shkon fare në këtë skenar. Dhe sërish, asgjë nuk është e rastësishme në politikë. Mendoni që po e denigrojnë me dashje PD-në që ta kenë më kollaj ta shpërbëjnë mbas humbjeve në 14 Maj? Dhe nëse po, kush do ta shoh të denigruar në këtë farë feje?”, nënvizoi Kokalari.