Aktualitet

VIDEO/ Përleshje në Kuvend mes deputetëve të opozitës dhe të mazhorancës në Malin e Zi

Me përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës është shoqëruar seanca plenare në Malin e Zi.

Pas konfrontimit fizik, kryeparlamentari Andrija Mandiq dha 5 minuta pushim, për qetësimin e situatës.

Sipas njoftimit, sot në Cetinje deputetët duhet të diskutojnë për propozimet e ligjit për ratifikimin e disa marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare.

Deputetët do të shprehin qëndrimet e tyre për Projektligjin për konfirmimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës për ndërtimin e një ure ndërshtetërore mbi lumin Tara dhe lidhjen e pjesëve kufitare.

Në rendin e ditës së propozuar të seancës është edhe Projektligji për Konfirmimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për ndërtimin e një ure ndërshtetërore mbi lumin Bojana.

Projektligji për ratifikimin e Konventës Ndërkombëtare të Nairobit për largimin e rrënojave nga viti 2007 do të dalë nesër para deputetëve.

/f.s

#VIDEO #Përleshje #në #Kuvend #mes #deputetëve #të #opozitës #dhe #të #mazhorancës #në #Malin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button