Aktualitet

Ushtarët ukrainas do të trajnohen në bazën ajrore në Kuçovë? Balluku: Shqipëria i ka kapacitetet

Në bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë nuk përjashtohet mundësia për të trajnuar ushtarë të Ukrainës. Lajmi është bërë me dije nga zv.kryeministrja, Belinda Balluku, e cila tha se kjo bazë Ajrore është një aset i Shqipërisë, por sigurisht edhe i NATO-s dhe nëse këta të fundit do e shohin të arsyeshme, Shqipëria është gati.

“Baza Ajrore e Kuçovës është një aset e Shqipërisë, por i përket dhe NATO, në koordinim të plotë të NATO nëse shihet e nevojshme dhe e arsyeshme, ne jemi të gatshëm, sa i përket kapaciteteve, i përmbush të gjitha kushtet, ka standarde të larta”, tha Balluku.

Balluku u pyet edhe se kur do të vihet në punë TEC i Vlorës. Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Balluku sqaroi se po vijon puna.

“Ka një plan që të vërë në punë TEC e Vlorës, është punuar në mënyrë intensive, duhet të kuptoni në TEC-in e Vlorës, sistemi i ftohjes ka qenë ndërtuar gabim, ai nuk ka punuar asnjë ditë dhe shteti ka paguar një kredi të marrë dhe nuk është dhënë asnjë përgjigje pse është projektuar keq, ne mësojmë nga gabimet e së shkuarës, ne kemi 2 vite që punojmë për rindezjen e TEC, por jo në kapacitet që ai ka sot, ka qenë 300 mega, ndërsa sot 350 mega në total”, përfundoi Balluku.

/f.s

#Ushtarët #ukrainas #të #trajnohen #në #bazën #ajrore #në #Kuçovë #Balluku #Shqipëria #kapacitetet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button