Aktualitet
Vazhdon greva e punëtorëve teknikë në UP, kryesindikalisti thotë se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kushteve

Po vazhdon greva e rreth 220 punëtorëve teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës (UP), të cilët janë në grevë për shkak të pagave të ulëta.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë për Telegrafin se ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje në lidhje me kërkesat e grevistëve.
“Nuk ka asnjë përgjigje, por gati për çdo ditë janë duke i provokuar pozitivisht me një frymë të dialogut, por ata kanë zgjedh heshtjen dhe ne kemi zgjedhë mos punën dhe tash ta shikojmë ku po na çon kjo farë pune”, tha ai.
#Vazhdon #greva #punëtorëve #teknikë #në #kryesindikalisti #thotë #nuk #të #ndalen #deri #në #plotësimin #kushteve
gazetablic.com