Aktualitet

Bieber: Vuçiq nuk do zgjidhje të qëndrueshme me Kosovën, preferon konflikt të hapur

Bieber: Vuçiq nuk do zgjidhje të qëndrueshme me Kosovën, preferon konflikt të hapur

Florian Bieber, politolog dhe profesor i Universitetit të Grazit, ekspert për Ballkanin, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk është i interesuar për një zgjidhje të qëndrueshme me Kosovën, pasi preferon konflikt të hapur.

Në një intervistë për Telegrafin, Bieber thotë se duhet të ketë një qeveri të re në Serbi pa Vuçiqin në krye, dhe një nxitje e fortë ndërkombëtare në mënyrë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare.

Eksperti austriak thekson se Serbia është bërë më armiqësore ndaj Kosovës dhe Perëndimit që kur Vuçiq erdhi në pushtet dhe mediat e tij po propagandojnë çdo ditë lajme anti-perëndimore dhe anti-kosovare.

Duke parë aktualitetin politik, profesori universitar shton se do të duhej që marrëveshjet e arritura ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të nënshkruheshin zyrtarisht dhe të bëheshin dokumente detyruese publike.

“Besoj se qeveria serbe realisht nuk është e interesuar për një zgjidhje të qëndrueshme, sepse presidenti aktual preferon konfliktin e hapur. Dhe pastaj kjo më sjell në sfidën më të madhe, ndoshta është se si të zhvendoset opinioni publik në Serbi për të qenë më pranues i ekzistencës së Kosovës si shtet”./Telegrafi/



#Bieber #Vuçiq #nuk #zgjidhje #të #qëndrueshme #Kosovën #preferon #konflikt #të #hapur
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button