Aktualitet

Aksident në Kukës, kamioni i ngarkuar me hekur del nga rruga, bllokohet qarkullimi

Një kamion ka dalë nga rruga në hyrje të Kukësit gjatë natës. Për pasojë është bllokuar qarkullimi i automjeteve. Kamioni me targa të Kosovës po transportonte shufra hekuri, kjo ka shkaktuar edhe kolona të gjata në të dyja anët e rrugës.

Ndërkohë mëngjesin e kësaj të marte është bërë i mundur edhe zhvendosja e kamionit dhe rivendosja e qarkullimit të lirë të mjeteve. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së hënës por vetëm sot rreth orës 7 të mëngjesit u bë e mundur zhvendosja e tij dhe rivendosja e qarkullimit të lirë të mjeteve.

Për zhvendosjen e tij në fillim është dashur zbarkimi i sasisë së hekurit në një kamion tjetër, proces që ka sjellë edhe bllokimin e rrugës për pak kohë duke krijuar kolona të gjata në dy anët e rrugës.

Ky aks është i vetmi në të cilin është devijuar i gjithë trafiku i mjeteve që udhëtojnë nga Kosova drejt Shqipërisë dhe anasjelltas pas bllokimit te segmentit 3 km në Kukës-Morinë të rrugës së kombit si shkak i punimeve për zhvendosjen e Urës se Re mbi Drin.

Policisë rrugore i është dashur disa herë të ndërpresë edhe proçesin e zbarkimit të kamionit për të çliruar trafikun dhe kolonat e krijuara.

/a.r

#Aksident #në #Kukës #kamioni #ngarkuar #hekur #del #nga #rruga #bllokohet #qarkullimi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button