Aktualitet

Ancelotti tregon datën për rikthimin e Militao dhe Courtois

Edhe pse tashmë ka një dritë në fund të tunelit, Carlo Ancelotti do të duhet të presë edhe pak derisa të kthehen Eder Militão dhe Thibaut Courtois .

Në konferencën paraprake për duelin e kësaj të shtune ndaj Valencias , trajneri i Real Madridit ka bërë të ditur datën e kthimit të dy lojtarëve, përcjell Sport.

“Data e saktë e kthimit ende nuk është përcaktuar. Por ata mund të jenë gati pas ndeshjes së 14 prillit kundër Mallorca-s”, tha Ancelotti.

“Ata do të përfitojnë nga pushimi i ardhshëm ndërkombëtar dhe më pas mini-pauza e lidhur me finalen e Kupës së Mbretit. Në atë kohë, ata do të bëjnë disa stërvitje me ekipin dhe besoj se do të jenë të disponueshëm për të luajtur pas 14 prillit.” shtoi trajneri i Real Madridit .

/ Sport/



#Ancelotti #tregon #datën #për #rikthimin #Militao #dhe #Courtois
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button