“Telefonata shqetësuese në Shtëpinë e Bardhë për pushtimin serb të Kosovës”/ The Times nxjerr prapaskenat e vrasjes së policit: Si u tërhoq Beogradi pas…!
Më 27 shtator, një ekspert i Ballkanit në Shtëpinë e bardhë mori një telefonatë trazuese nga inteligjenca e SHBA, ku thuhej se forcat serbe po akumuloheshin në kufirin me Kosovën, vendi ku paqja mbrohet nga prezenca e forcave të NATO që prej luftës së shpërbëries së Jugosllavisë në 1999.
Tri ditë më vonë, serbë të armatosur vranë një oficer të armatosur policie në një sulm, ndërsa aktualisht Serbia vijon aktivitetin me trupa dhe makineri ushtarake.
“Jemi të shqetësuar se Serbia mund të përgatisë një operacion ushtarak,” tha një zyrtar i inteligjencës së SHBA, në lidhje me tensionet në këtë cep të Evropës juglindore.
Përpjekje diplomatike nga Britania, Italia e vende të tjera nuk duket se kanë arritur të qetësojnë situatën, kurse në Uashington janë të fokusuar te kaosi në Kongres, kurse në pjesën tjetër të Evropës prioriteti është mbledhja e mbështetjes për luftën në Ukrainë.
Kështu që si pjesë e përpjekjeve për të bërë Serbinë të sprapset, këshilltari i sigurisë së SHBA, Jake Sullivan aprovoi kërkesën për të deklasifikuar (bërë publike) elemente të lëvizjeve ushtarake serbe atje.
Agjencia e inteligjencës NSC thotë se ka redaktuar detajet sekrete te materialit, për të mos lënë të kuptohet mënyra dhe burimet e inteligjencës.
Më 29 shtator pas përgatitjes së deklasifikimit, zëdhënsi i NSC, John Kirby bëri një video-konferencë me Shtëpinë e bardhë ku dha informacionet e lëvizjeve ushtarake serbe pas sulmit të 24 shtatorit ndaj oficerit kosovar të policisë.
Ai tha se në lëvizjet ushtarake përfshiheshin tanke, njësi këmbësorie dhe mjete të mekanizuara.
Teksa vëmendja shtohej, vendet evropiane iu bashkuan SHBA për të shtuar presionin ndaj Serbisë, madje Britania njoftoi shtimin e trupave të saj në Kosovë. Disa ditë më vonë u vu re një tërheqje e trupave serbe.
Publikimi lëvizjeve ushtarake serbe në kufi është një mënyrë e re e Shtëpisë së Bardhë për përdorimin e inteligjencës, në mënyrë të ngjashme me atë të luftës në Ukrainë.
Edhe në vjeshtën 2021 zbuluesit amerikanë u bindën se Rusia donte të sulmonte Ukrainën dhe Sullivan punoi me drejtuesi e inteligjencës Avril Haines dhe kreun e CIA, William Burns për të ulur nivelin e sekretit për lëvizjet e Moskës në kufi.
“Ne ksihim informacione shqetësuese,” thotë Maher Bitar, koordinator i NSC, “dhe duhet të zbulonim atë që donin të bënin rusët.”
Ata shtojnë se motivi i për lëvijzen është fakti që ajo “funksionon”.
Publikimi informacioneve sipas tyre, mohonte “narrativën e rreme” të Vladimir Putin, teksa Burns tha verën e kaluar se, “kjo e vinte atë në siklet pasi lëvizjet i zbuloheshin para se t’i kryente.
SHBA ka deklasifikuar gjithashtu inteligjencë dhe në lidhje me përplasjet e Kinës me Tajvanin, ato për Iranin me qëllim ndalimin e furnizimeve për rebelët, si dhe në raste të tjera konflikti.
“Eshtë një levizje që duket se ndryshon lojën. Shpresoj të mos e lënë më pa e përdorur,” thotë Kirby. /Time/
#Telefonata #shqetësuese #në #Shtëpinë #Bardhë #për #pushtimin #serb #të #Kosovës #Times #nxjerr #prapaskenat #vrasjes #së #policit #tërhoq #Beogradi #pas
Java News