Aktualitet

“E bukura e Adriatikut”/ Kroçiera luksoze në Durrës, këtë sezon priten të vijnë në Shqipëri mijëra vizitorë

Edhe pse jemi ende në muajin Shkurt, kroçierat e para kanë nisur të ankorohen në portin e Durrësit.

“E bukura e Adriatikut” preku brigjet shqiptare pa turistë në bord dhe vetëm për të ndërruar ekuipazh.

“Në Shqipëri është më e thjeshtë të ndërrosh ekuipazh filipinas, sesa në Kroaci dhe Greqi p.sh., sepse atje kanë një sërë burokracish dhe kërkojnë një sërë dokumentacionesh dhe vizë mbi të gjitha”, tha Leo Stanic – kapiten i “la belle de l’adriatique”.

Mjeti luksoz turistik me gjatësi 111 metra dhe me flamur belg është i pari që sinjalizon nisjen e një sezoni, që pritet të jetë i suksesshëm.

“Presim të vijmë në Durrës dhe Sarandë 3 herë këtë vit. Më 30 korrik do të jetë vizita e parë me turistë në Durrës dhe më 24 shtator lundrimi i fundit. Këtë vit do të sjellim në total rreth 400 pasagjerë në vendin tuaj”, tha Leo Stanic – kapiten i “la belle de l’adriatique”.

“Janë kryesisht francezë, por këtë vit do të kemi shumë gjermanë, do të kemi turistë shumë turistë edhe nga SHBA, Britania e Madhe dhe Spanja”, tha menaxheri Pedro Morreira.

Nga porti i Durrësit, kapiteni i kroçerës “besnike” të brigjeve shqiptare thotë se këtë vit do t’i prekë më pak këto të fundit.

“Vjet erdhëm pak më shumë, 8 herë, por këtë herë kompania bëri ndryshime, vendosi pak më gjatë qëndrimin në Greqi. Itinerari që kemi, është shumë i bukur, por tani po përpiqemi të tërheqim turistë më të rinj.

Gjithmonë ka ndryshime, këtë vit vijmë më pak në Shqipëri, vitin tjetër shumë më shumë. Kjo për të mbajtur balancën, por sigurisht edhe për t’ju përgjigjur kërkesës së turistëve”, Leo Stanic – kapiten i “la belle de l’adriatique”.

Vitin që lamë pas, 22 kroçera ndaluan në portin e Durrësit, duke sjellë me vete mijëra turistë.

Për periudhën janar-dhjetor 2023, mjetet luksoze turistike dhe të kënaqësisë i sollën arkës së shtetit edhe më shumë se 1 miliardë lekë të reja, vetëm për furniznimin me karburant./m.j

#bukura #Adriatikut #Kroçiera #luksoze #në #Durrës #këtë #sezon #priten #të #vijnë #në #Shqipëri #mijëra #vizitorë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button