Aktualitet

Çfarë fiton Shqipëria nga përkrahja e Ukrainës? Rama: Po e bëjmë për veten tonë, lufta na kërcënon të gjithëve

“Ndihmën Ukrainës po ia japim për veten tonë.” Ka qenë kjo përgjigja e kryeministrit Edi Rama, kur u pyet nga një prej gazetarëve të huaj në sallë se çfarë fiton Shqipëria, në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE, me mbështetjen që po i jep Ukrainës.

Ndihma e Shqipërisë mund të jetë modeste, deklaroi kreu i qeverisë, por e nevojshme bashkë me atë të vendeve të tjera, pasi kërcënimi nuk i kanoset vetëm Ukrainës, por gjithë Unionit.

“Ne e kemi mbështetur Ukrainën dhe me paketa mbështetjeje. Që nuk janë hua, dhe që nuk janë pjesë e ndonjë biznesi. Nuk kemi kërkuar kurrë që të na paguajnë mbrapsht. Modeste, sigurisht këto janë mundësitë tona, por jemi të vetëdijshëm që për atë front lufte, kjo është diçka shumë e vogël. Po e bëjmë për veten tonë.”

Pavarësisht se e konsideroi Bashkimin Europian, një lloj “ferri”, Rama theksoi se Shqipërisë nuk i leverdis që ta shohë këtë organizëm të shpërbëhet.

“Ne po kërkojmë t’i bashkohemi BE, dhe në të njëjtën kohë po kërkojmë që të ketë paqe dhe bashkëpunim të plotë në këtë rajon. Ndryshe nga Ukraina, ne rrethohemi nga kufijtë e BE-së. Ne jemi fizikisht brenda BE, por jemi politikisht jashtë. Nuk duam ta shohim këtë organizëm të shpërthejë, se kështu i bie që të mbetemi pa një të ardhme.”

Më herët gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u bëri thirrje vendeve që kanë më shumë peshë ekonomike, disa prej të cilëve munguan në samitin e sotëm, që të mos e ndalin ndihmën, e cila mund të jetë jetike për Ukrainën.

/f.s

#Çfarë #fiton #Shqipëria #nga #përkrahja #Ukrainës #Rama #bëjmë #për #veten #tonë #lufta #kërcënon #të #gjithëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button