Mbyllet zyra që mashtronte qytetarë për të ikur në Angli, shtohen denoncimet

Disa ditë më parë, Fiks Fare denoncoi një zyrë e cila u merrte qytetarëve të ndryshëm deri në 2600 paund për t’i dërguar në Mbretërinë e Bashkuar, Angli.
Kjo zyrë përpilonte kontrata me një firmë angleze. Në datën 17 prill, redaksia e emisionit investigativ denoncoi zyrën “B&M” Group, e cila merrte qytetarëve para’ për kontratë me një firmë angleze. “Dua të denoncoj një zyrë e cila na ka marrë nga 200 paund, sikur është përfaqësuese e një firme në Angli.
Komunikova me firmën mëmë në Angli dhe na deklaroi, edhe me shkrim, se s’kemi asnjë bashkëpunim. Po marrin në qafë shumë persona” ishin disa nga denoncimet. Gazetarët e Fiksit shkuan te zyra, në qendër të Tiranës, të cilët deklaruan se lidhnin akt-marrëveshje pagesa bëhej kesh në atë zyrë.
Fiksi pyeti në Konsullatë, ku punonjësit deklaruan se “s’kemi asnjë bashkëpunim me asnjë zyrë”. Gazetarët iu drejtuan firmës angleze “B&M”, e cila tha se “nuk kemi bashkëpunime”.
përgjigjur disa qytetarëve. Ata deklarojnë se zyra është mbyllur përkohësisht dhe do të rihapet pas disa ditësh. Madje, iu thonë qytetarëve që mund të paraqiteni!
Gazetarët e Fiksit verifikuan disa adresa, atë në QKB, pallati numër 30 në rrugën Muhamet Gjollesha. Banorët e zonës deklaruan se nuk ka asnjë pallat. Fiksi verifikoi edhe adresën e re, te Kodra e Diellit, që publikuan në “Instagram”. “Këtu brenda në rezidencë jo!” deklaroi roja. Në pamundësi të adresës fizike, gazetarët i dërguan një kërkesë për informacion kësaj zyre, në adresën në rrjetin social “Instagram”. Deri më sot, zyra nuk na ka kthyer asnjë përgjigje!/ Top Channel


