Aktualitet
FOTOT/ Gjendet një motor i braktisur në lumin Lana, çfarë dyshohet

Një motor është gjetur i braktisur në lumin Lana dhe nuk dihet se kujt i përket.
Siç shihet dhe nga fotot e LSA, motori ka dalë anës lumit, por ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me ndonjë aksident, pasi asnjë person nuk ndodhet në vendngjarje apo të jetë raportuar i lënduar.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa pritet që mjeti të sekuestrohet dhe të kryhen të gjitha veprimet e nevojshme për të gjetur pronarin e tij apo për çfarë mund të jetë përdorur./m.j



#FOTOT #Gjendet #një #motor #braktisur #në #lumin #Lana #çfarë #dyshohet
Java News