Aktualitet

Baza e NATO-s në Kuçovë, Rama: Do të luajë rol kyç në operacionet dhe stërvitjet e Aleancës

“Baza Ajrore Taktike e NATO-s do luajë rol kyç në stërvitjet e NATO-s”, kështu ka deklaruar mëngjesin e kësaj të marte (27 shkurt) Kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit u shpreh se Baza Ajrore do të hapet së shpejti në Kuçovë dhe do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore  me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë.

Mirëmëngjesi dhe nga Baza Ajrore Taktike e NATO-s që hapet së shpejti në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s, duke shërbyer edhe si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Baza Ajrore e Kuçovës do të inaugurohet më 4 mars, sipas planit të parashikuar. Në ceremoni do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe SHBA.

Kjo bazë është shndërruar në një gjurmë të rëndësishme të prezencës së NATO-s dhe do të jetë në shërbim të stërvitjeve dhe operacioneve të ndryshme të Aleancës.

Ajo është e vetmja bazë taktike për operacionet kombëtare dhe operacionet me rëndësi strategjike të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Investimi në Bazën Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë arrin vlerën e rreth 45,8 milionë eurove.

Ajo konsiston në ndërtimin e depove të armatimit, ato të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit.

/a.r

#Baza #NATOs #në #Kuçovë #Rama #të #luajë #rol #kyç #në #operacionet #dhe #stërvitjet #Aleancës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button