VIDEO/ Me kapuç dhe kokën poshtë: Ky është i dyshuari i vendosjes së lëndës plasëse sot në Durrës

Personi në video dyshohet të jetë personi që ka vendosur lëndën plasëse në banesën e Ilir Koçiljas mbrëmjen e sotme në Durrës.
Sikurse duket nga pamjet e sigurisë, ai kalon pranë banesës, teksa mban veshur një kapuç dhe qëndron kokulur.
Ndërkohë policia po punon për të verifikuar nëse është ky personi që ka vendosur lëndën plasëse.
Banesa e Ilir Kociljes i cili dy javë më parë vrau fqinjin e tij për një vend parkimi, i është vënë sot lëndë plasëse.
Më 14 shkurt ai vrau me thikë fqinjin e tij Halil Koka për shkak të një vendi parkimi.
Shpërthimi rreth orës 19.50, ndërsa banesën e tij s’ka pasur njeri, pasi 35-vjeçari Koçilja jetonte vetëm dhe aktualisht ndodhet në paraburgim./m.j
#VIDEO #kapuç #dhe #kokën #poshtë #është #dyshuari #vendosjes #së #lëndës #plasëse #sot #në #Durrës
Java News