Konflikt masiv për ‘shtëpinë e barit’ në Britani, i përfshirë një shqiptar! 22-vjeçari para gjykatës: Më ktheni në Shqipëri

Një përplasje e dhunshme mes bandave në lagjen Calcott, Stirchley të Telfordit në Britaninë e Madhe ka tronditur banorët e zonës aty pranë, duke bërë bujë edhe në mbarë publikun britanik.
Shkak i përplasjes agresive mes disa personave të armatosur me shkopinj bejsbolli dhe shkopinj golfi raportohet të jetë një fermë kanabisi, e cila ndodhet po në zonën ku ka ndodhur dhuna.
Sipas mediave të huaja, në këtë sherr masiv dhe të ashpër ka qenë dhe një shqiptar, i njohur si Amadeo Çela, 22 vjeç.
I riu shqiptar është një emigrant i cili ka hyrë në territorin britanik në mënyrë të paligjshme.
22-vjeçari shqiptar, së bashku me agresorët e tjerë u arrestuan në flagrancë nga drejtësia britanike, duke përfunduar më pas para togave të zeza, në Gjykatën e Kurorës Shreësbury.
Çela rrezikon të dënohet nga drejtësia britanike me 9 muaj burg. Gjatë seancës gjyqësore ai ka shprehur dëshirën që pas kryerjes së dënimit të depërtohej drejt Shqipërisë./m.j
#Konflikt #masiv #për #shtëpinë #barit #në #Britani #përfshirë #një #shqiptar #22vjeçari #para #gjykatës #Më #ktheni #në #Shqipëri
Java News