Aktualitet

Borrell: Fola veçmas me Kurtin dhe Vuçiç për situatën, por fatkeqësisht pa sukses

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka reaguar pas takimeve mes Kryeministrin Albin Kurtin dhe Presidentin Vuçiç në konferencën e fundit të sigurisë në Mynih.

Në rrjetet e tij sociale, Borrel ka thënë se diskutimet për depërshkallëzim të situatës midis të dyja shteteve kanë rezultuar të pasuksesshme.

“Gjatë qëndrimit tim në Mynih, bisedova po ashtu për problemet më urgjente globale dhe dypalëshe me Antonio Guterresin, Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Gustavo Petron, presidentin e Kolumbisë, Wang Yinw, ministrin e Jashtëm të Kinës, Subrahmanyam Shankar, ministër i Jashtëm i Indisë, Hakan Fidam, ministër i Punëve të Jashtme i Turqisë, Chris Van Hollen, senator amerikan”, ka shkruar Borrelli.

Me presidentin serb Vuçiç dhe Kryeministrin e Kosovës Kurtin, diskutova në takime të ndara, se si t’i depërshkallëzojmë tensionet midis të dyja shteteve, por fatkeqësisht pa sukses”, ka vijuar ai.

/a.r

#Borrell #Fola #veçmas #Kurtin #dhe #Vuçiç #për #situatën #por #fatkeqësisht #sukses
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button