Aktualitet
Dhunonte bashkëshorten në prezencë të vajzës së tyre të mitur, arrestohet 43-vjeçari në Gjirokastër

Një tjetër rast i rëndë dhune është regjistruar në vendin tonë. Një 43-vjeçar në Gjirokastër është arrestuar, pasi dhunonte bashkëshorten e tij. Dhuna fizike ushtrohej në prani të vajzës së tyre të mitur.
Pas denoncimit, policia ka arrestuar 43-vjeçarin, i cili ka bërë rezistencë.
“Sapo janë njoftuar për një rast të dhunës në një familje që banonte në lagjen “Pllakë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në banesë, për të arrestuar shtetasin përgjegjës dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës”, thuhet në njoftimin e policisë.
/a.e
#Dhunonte #bashkëshorten #në #prezencë #të #vajzës #së #tyre #të #mitur #arrestohet #43vjeçari #në #Gjirokastër
Java News