Aktualitet

“Bashkëshorti mungonte shpesh në shtëpi”/ Blerina Meta: Kur nisa të shqetësohem

Pëllumb Meta 50-vjeç u vra me planifikimin e tre fëmijëve të tij dhe u varros në kasollen e bagëtive pranë shtëpisë.

Ngjarja e rëndë e zbuluar ditën e djeshme tronditi gjithë opinionin publik sidomos pasi u raportua se ishte vajza e vogël e familjes, 19 vjeçe ajo e kreu krimin makabër.

Blerina Meta bashkëshortja e viktimës tha në një intervistë për emisioni Review në Euronews Albania se viktima ishte shumë i dhunshëm dhe kërcënonte vazhdimisht atë dhe fëmijët.

“Në fillim nuk u shqetësova për mungesën e bashkëshortit se i kishte oraret e punës të tilla që nuk vinte gjithmonë në të njëjtin orar. Ditën e tretë nisa të shqetësohesha për mungesën e tij”,  tregoi ajo./m.j

#Bashkëshorti #mungonte #shpesh #në #shtëpi #Blerina #Meta #Kur #nisa #të #shqetësohem
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button