Aktualitet
Dalin pamjet nga aksidenti në hyrje të Kalimashit, barriera çau xhamin e makinës

Këto janë pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur pa zbardhur ende kjo e premte, në hyrje të tunelit të Kalimashit, aty ku humbi jetën një djalë 21-vjeçar.
Albert Shullani ishte në timonin e kësaj makine, kur në rrethana momentalisht të paqarta, humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës. Siç shihet në këto pamje të siguruara nga Klan News, përplasja ka qenë shumë e fortë.

21-vjeçari Shullani gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital.
/a.r
#Dalin #pamjet #nga #aksidenti #në #hyrje #të #Kalimashit #barriera #çau #xhamin #makinës
Java News