Aktualitet
Sot shorti në Europa League, këta janë kundërshtarët e mundshëm të Milanit

Sot do të hidhet shorti për ndeshjet e raundit të 1/16 së finales në Europa League.
Pritet të ketë përballje fantastike, sepse tashmë në lojë janë skuadrat më të forta të këtij kompeticioni, shkruan Sport.
Shorti mund të na dhurojë një super përballje mes dy skuadrave që kanë dhuruar histori ndër vite, AC Milan dhe Liverpool.
Nëse jo me Liverpool, atëherë ‘Rossonerët’ do të përballen me njërën nga këto skuadra: Leverkusen, Brighton, Rangers, West Ham dhe Villarreal.
Duhet mbajtur mend se skuadrat e të njëjtit komb nuk mund të përballen me njëra-tjetrën në këtë fazën.
/ Sport/
#Sot #shorti #në #Europa #League #këta #janë #kundërshtarët #mundshëm #të #Milanit
gazetablic.com