Aktualitet

Protesta e Rithemelimit, avokati: Çmenduri! As 4 mijë persona s’ishin! U paguan nga 70 euro për të ardhur me autobusë

Avokati Idajet Beqiri e konsideroi ‘çmenduri’ deklaratën e Rithemelimit ku pretendohej se në protesten e ditës së djeshme, kanë qenë të pranishëm 120 mijë qytetarë.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Beqiri tha se më së shumti në shesh mund të kenë qenë deri në 4 mijë qytetarë, gjë që sipas tij është shumë pak për një parti që pretendon se ka 100 mijë anëtarë.

“Të kishin qenë 200-300 mijë persona do kishin tundur qeverinë. Por edhe të thuash atë që tha ajo zëdhënësja që ishin 120 mijë është çmenduri. Ai sheshi atje, po ta marrësh nga ura e Lanës deri tek sheshi nënë Tereza, maksimalja të rrinë ngjeshur merr 9 mijë veta. Kështu që atje dje maksimalja, mund të kenë qenë afro 5 mijë veta, por realisht as 4 mijë nuk ishin”- tha Beqiri.

Sipas avokatit, ka pasur persona që janë paguar me nga 50 deri në 70 euro për të marrë pjesë në protestë duke u nisur me autobusë nga rrethet. Ai shtoi se anëtarë të OMONIA-s ishin mashtruar duke u thënë se po protestohet për Fredi Belerin.

“Për një forcë politike që në 2017-ën mori 600 e ca mijë vota dhe thotë se ka 100 mijë anëtarë, të arrish të mobilizosh të gjitha strukturat, OMONIA-n e Belerit dhe të thuash se do protestojmë për Belerin atje, edhe me autobusa Greqie kishin ardhur atje. Të gjithë ata që kanë qenë në autobusa, kanë marrë minimumi 50-70 euro dhe ua them edhe vendin ku kanë shkuar sekserët që kanë shpërndarë lekët”- u shpreh avokati./m.j

#Protesta #Rithemelimit #avokati #Çmenduri #mijë #persona #sishin #paguan #nga #euro #për #të #ardhur #autobusë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button