Aktualitet

Greqia, mesazh Shqipërisë: Për t’u bërë pjesë e BE, duhet të respektoni të drejtat dhe detyrimet e përbashkëta të familjes europiane

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikos Dendias, i ka dërguar një mesazh Shqipërisë që të respektojë acquis evropiane gjatë procesit të anëtarësimit të saj në BE.

Dendias, në deklaratën e tij pas përfundimit të paradës në 111-vjetorit të çlirimit të Janinës, pasi theksoi se “Greqia është një vend i vendosur në favor të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”, vazhdoi duke i dërguar Shqipërisë këtë mesazh:

“Unë jam duke iu referuar edhe Shqipërisë fqinje, e cila, megjithatë, gjithmonë në përpjekjen e saj për t’u bashkuar me familjen evropiane, duhet të ketë edhe nevojën për të respektuar acquis evropiane”.

Ministri shprehu gëzimin dhe nderin që ndodhej në Janinë për 111-vjetorin e çlirimit të qytetit nga perandoria osmane , ndërsa theksoi se “21 shkurti është një datë historike në historinë greke. U vulos fitorja e ushtrisë greke në Luftërat Ballkanike dhe integrimi i Epirit në shtetin grek”./m.j

#Greqia #mesazh #Shqipërisë #Për #bërë #pjesë #duhet #të #respektoni #të #drejtat #dhe #detyrimet #përbashkëta #të #familjes #europiane
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button