Aktualitet
FOTO/ Braçe ironizon protestën e ‘Rithemelimit’: Në mbrojtje të 3 vrasësve

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka komentuar protestën e thirrur nga Rithemelimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke ndarë në rrjete sociale disa foto nga protesta ku në njërin krah janë mbështetës të Fredi Belerit, kryetar i Zgjedhur i Bashkisë së Himarë, por për të cilin SPAK ka ngritur akuzën për shitblerje votash, ndërsa në foton tjetër është një pankartë ku qytetarët citojnë ish -zv-kryeministrin Arben Ahmetaj.
“Kaq mjafton! Nuk ka nevojë për më shumë! Këta janë! Në mbrojtje të tre vrasësve: Vrasësit të 21 janarit-i pari; Vrasësit (nga e njëjta shtëpi) të Gërdecit-i dyti; Vrasësit të ushtarakëve shqiptarë-i treti”, shprehet Braçe.
/f.s
#FOTO #Braçe #ironizon #protestën #Rithemelimit #Në #mbrojtje #të #vrasësve
Java News