Aktualitet

Nënkryetari i Foltores: Ta luftojmë këtë regjim me pasionin e Berishës, të shembim dyert e kryeministrisë…!

Nenkryetari i Foltores Luçiano Boçi nuk ka munguar te deklaroje para protestuesve se duhet te luftojme me pasionin e Berishes,. duke treguar qarte se per Berishen nen arrest po behet kjo proteste.

“Sot qytetarëi ka dëshirë për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Sot na ka mbledhur në protestë zemërimi i biznesit të madh dhe të vogël, që i ngushtohet laku në fyt. Është revolta e të rinjve, që duan t’ja nxijnë këtë vend. Është ngulçi i fermerit, është ofshama e pensionistit, është drama e qytetarit shqiptar, është jeta e qytetarit shqiptar, që është udhëtim dantesk drejt ferrit.

Ne jemi të bashkuar si zë i vetëm kundër pushtetit të korruptuar të Edi Ramës. Diktaturat nuk lulëzojnë, nëse ne jemi të bashkuar. Ne nuk duhet të dorëzohemi. Ne jemi sot të bashkuar, që të jemi të guximshëm. Këto nuk janë godina shteti, por janë godina, ku merren vendime për dënimin e opozitës, janë vende ku grabiten pasuritë tuaja.

Ne do të marrim zvarrë ngrehinën e korrupsionit. Lufta jonë është e vështirë, është e pabarabartë. Por ama është lufta më e madhe dhe më e drejtë. E madhe në qëllimet dhe idealet e saj. Ta luftojmë jetën tonë, me pasionin e Sali Berishës, ta luftojmë me forcën e rinisë. Nëse humbim vendin tonë, kemi humbur gjithçka, ndaj duhet të ngrihemi.”, tha Boçi.

Pavarësisht se u deklarua se protesta është organizuar për shqetësimet e qytetarëve Boçi sërish u fokusua në ‘arrestin shtëpiak’ të Sali Berishës duke e quajtur si ‘të burgosur të regjimit’.

“Këto godina janë vende ku grabiten pasuritë tuaja, ku bëhen pazare të pista të qeverisë. Në këto godina është vrarë e ardhmja dhe është burgosur shpresa e shqiptarëve dhe po t’i shihni janë të lyera me krim dhe korrupsion.  Të dashur miq, ai që është larguar shihni mirë se çfarë bën, këto godina i mbyll dhe na takon ne t’i shembim ato porta dhe t’i hapim ato dyer. Duke i hapur ato dyer i korruptuari kryeministër do të gjendet pas hekurave. Vetëm kështu e marrin në dorë njerëzit fatin e tyre në Shqipëri. Ndaj duhet të vazhdojmë betejën tonë të vështirë.  U them atyre që mundohen të mbyllin këto porta, që duan të burgosin Sali Berishën, që ne nuk dorëzohemi dhe do vazhdojmë luftën tonë sepse jemi të frymëzuar nga njerëzit”- tha Boçi mes të tjerash./m.j

#Nënkryetari #Foltores #luftojmë #këtë #regjim #pasionin #Berishës #të #shembim #dyert #kryeministrisë..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button