Reforma territoriale, Meta: Rishikojmë të gjitha ligjet për vetëqeverisjen vendore

Pavarësisht se jemi disa muaj larg zgjedhjeve, Ilir Meta duket se sytë i ka nga 2025. Kreu i Partisë së Lirisë premtoi rishikim të reformën zgjedhore duke kaluar në skaner të gjitha ligjet për vetëqeverisjen vendore.
Sipas Metës, reforma aktuale nuk është e duhura pasi janë rritur shpenzimet, pavarësisht premtimit se do kishte reduktim të tyre.
“Zhvillim shqetësues pas reformës mbetet rritja e jashtëzakonshme e personelit dhe e shpenzimit të pagave të pushtetit vendor. Një ndër argumentet bazë të uljes së numrit njësive të qeverisjes vendore ishte shkaku i shpenzimeve të larta, por këto janë rritur tashmë nga viti në vit. PL në politikat e saj në radhë të parë është e vendosur për të rritur autonominë fiskale të pushtetit vendor dhe për të rishikuar të gjitha ligjet që kanë cenuar autonominë e pushtetit vendor”, tha Meta.
/a.r
#Reforma #territoriale #Meta #Rishikojmë #të #gjitha #ligjet #për #vetëqeverisjen #vendore
Java News