Aktualitet

Parashikon Mourinho: Ja kush janë favoritët për ta fituar Premier League dhe Champions League

Jose Mourinho zbuloi të preferuarit e tij për të fituar Premier League dhe Champions League në podcast me Rio Ferdinand.

Liverpool aktualisht është në krye të Premierligës me dy pikë përpara Arsenalit dhe katër pikë përpara Manchester Cityt.

Pasi mendoi pak për përgjigjen përfundimtare, Mourinho ende i dha avantazh skuadrës së Pep Guardiolës. Ai gjithashtu beson se City është një nga dy favoritët më të mëdhenj për të fituar Ligën e Kampionëve.

“Unë do të thoja që ose Manchester City ose Real Madrid do ta fitojnë Ligën e Kampionëve. Për mendimin tim, do të ishte një surprizë e madhe nëse dikush tjetër e ngre kupën, por është e qartë që edhe Bayerni apo PSG mund të arrijnë titullin”, ka komentuar Mourinho.

“Do të doja që Reali të fitonte Champions League për shkak të klubit dhe Carlo Ancelotti-t”, shtoi portugezi.

/ Sport



#Parashikon #Mourinho #kush #janë #favoritët #për #fituar #Premier #League #dhe #Champions #League
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button