Tiranë/ Sherr mes fqinjëve dhe ‘kërcet’ arma, reagon policia: 47-vjeçari është qëlluar në këmbë, vijon puna për kapjen e autorit

Të shtëna me armë zjarri u raportuar mbrëmjen e sotme (17 shkurt) në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë, ku për pasojë mbeti i plagosur në këmbë 47-vjeçari, Xhevahir Kolaveri.
Policia njofton se plagosuri ndodhet në spital, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit, Amarildo Kamberi.
Mësohet se sherri mes fqinjëve ka nisur për motive pronësie.
“Më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi A. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia./m.j
#Tiranë #Sherr #mes #fqinjëve #dhe #kërcet #arma #reagon #policia #47vjeçari #është #qëlluar #në #këmbë #vijon #puna #për #kapjen #autorit
Java News