Ambasadori Rohde uron Kosovën: Gjermania vazhdon të mbetet partner i fortë në rrugën drejt integrimit euroatlantik

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar qytetarët e Kosovës për nder të Ditës së Pavarësisë.
Në një postim në X, Rohde thotë se Gjermania do të vazhdojë të jetë një mikë e ngushtë dhe partnere e fortë në rrugën tuaj drejt integrimit euroatlantik.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, me rastin e ditës së Pavarësisë, unë dhe kolegët e mi të ambasadës ju urojmë Ditën e Pavarësisë.
Me liberalizimin e bërë realitet më 1 janar, Kosova ka nisur me hapa të mirë këtë vit.
Jini të sigurt se Gjermania🇩🇪 do të vazhdojë të jetë një mike e ngushtë dhe partnere e fortë në rrugën tuaj drejt integrimit euroatlantik!
#Ambasadori #Rohde #uron #Kosovën #Gjermania #vazhdon #të #mbetet #partner #fortë #në #rrugën #drejt #integrimit #euroatlantik
gazetablic.com