Aktualitet

‘Ore je në terezi ti?’, Zogaj debat me Sejaminin për SHBA-të: S’thanë një fjalë për lidhjet kriminale të Vuçiçit

Preç Zogaj dhe Neritan Sejamini u përplasën në studion e emisionit “ Të Paekspozuarit” në MCN TV për qëndrimin e qeverisë amerikane ndaj mungesës së demokracisë.

Ndërsa Zogaj u shpreh në mbrojtje të plotë të administratës Biden, Sejamini tha se nuk duhet ngatërruar qeveria me popullin amerikan dhe se administrata aktuale ka mbajtur qëndrime të buta ndaj presidentit të Serbisë, pas sulmit terrorist në Kosovë, pak muaj më parë.

Pjesë nga biseda  

Neritan Sejamini: Andi po mundohet të bëjë një dallim që është thelbësor. Tjetër gjë Amerika dhe tjetër një administratë 4-vjeçare.

Preç Zogaj: Vlerat, drejtësia.

Neritan Sejamini: Por nuk është drejtësia Biden se treçereku i amerikanëve është kundër Biden, bile thonë që duhet të ikë, se ka rrjedhur.

Preç Zogaj: Se është demokraci, prandaj.

Neritan Sejamini: Ky fetishizimi se Amerika është çdo frymor amerikan, se po pate pasaportë amerikane je perëndia. Ky është fetishizim.

Preç Zogaj: Atë e thua ti. Kjo është një mënyrë spekulative. Do ke i ikë debatit. E thua ti. Hajde bëjmë diskutim për këtë që thashë unë.

Neritan Sejamini: Ti je kundër Amerikës, kur ajo mbështet një kriminel?

Preç Zogaj: Jo, jo nuk jam.

Neritan Sejamini: E shikon se si e dredh ti.

Preç Zogaj: Jo nuk ka Amerikë që mbështet një kriminel. Je me Amerikën ti për politikën në Kosovë?

Neritan Sejamini: Jo, nuk jam. Jam kundër politikës amerikane në Kosovë që mundohet ta marrë me të mirë Vuçiçin.

Preç Zogaj: Po lëre. Ata Vuçiçin e kanë bombarduar. Me budallëqe mos flisni këtu.

Neritan Sejamini: Amerika e di që Vuçiçi ka bërë aktin terrorist në Kosovë dhe nuk thonjë fjalë kundër tij. Çfarë do të më shpjegosh?

Preç Zogaj: Dhe është bërë Amerika me Vuçiçin! Ore je në terezi ti?

Neritan Sejamini: New York Times pati një artikull kundër Vuçiç 5 muaj më parë që tregonte lidhjet kriminale të Vuçiçit dhe shtypi i lirë amerikan e tregoi atë me kriminelë vrasës. Pyetën në DASH dhe nuk bënë asnjë koment. SHBA-të e dinë shumë mirë se masakrën në Banjskë e ka bërë Vuçiçi me ushtrinë e vet. Ka qenë si skenari i Azerbajxhanit në Armeni. Duhet të dallojmë Amerikën e vlerave dhe administratën amerikane.

#Ore #në #terezi #Zogaj #debat #Sejaminin #për #SHBAtë #Sthanë #një #fjalë #për #lidhjet #kriminale #të #Vuçiçit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button