Aktualitet

Beteja në Sudan/ Papa Françesku thirrje gjeneralëve për t’i dhënë fund armiqësive

Papa Françesku bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Sudan dhe nisjes së dialogut për të normalizuar situatën. 

ITALI- Papa Françesku bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Sudan dhe nisjes së dialogut për të normalizuar situatën. 

Për fat të keq, situata mbetet serioze në Sudan, prandaj rinovoj apelin tim që dhuna të ndalet sa më shpejt dhe të ndiqet rruga e dialogut. I bëj thirrje të gjithë botës që të lutet për vëllezërit dhe motrat tona në Sudan”, tha Papa gjatë lutjes tradicionale publike të së dielës në Sheshin e Shën Pjetrit.

Që nga 15 prilli, dy gjeneralët, në pushtet pas grushtit të shtetit të vitit 2021, kanë nisur një luftë të pamëshirshme në Sudan, shkruajnë mediat e huaja. Dhuna, kryesisht në Khartoum dhe Darfur (perëndim), ka marrë jetën e më shumë se 420 personave, ndërsa më shumë se 3,700 janë plagosur. Ata kanë shkaktuar gjithashtu zhvendosjen e dhjetëra mijëra njerëzve në shtete të tjera të Sudanit ose jashtë kufijve të vendit, në Çad dhe Egjipt. Gjeneralët kanë sjellë edhe mobilizimin e vendeve për të larguar shtetasit e tyre.

/TheTelegraph

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button