Plas sherri në studio! Bozhegu përplaset me avokatin e Belerit: Jam pedagoge e të drejtës penale, kujdes me akuzat

Çështja e Fredi Belerit ka shkaktuar sërish tensione në emisioni “360 gradë” në ABC News.
Ka qenë avokatja Enida Bozhegu e cila ka debatuar me avokatin e Fredi Belerit, Eugen Gjyzari.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Avokati i Fredi Belerit: U debatua dëshmia e penalitetit në KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor dhe thanë që ky rehabilitohet në këtë periudhë. Pra ka marrë përgjigje që në 2019.
Enida Bozhegu: Ajo ka qenë përgjigje politike sepse përgjigjet teknike për rehabilitimin merren me vendim gjyqësor.
Avokati i Fredi Belerit: Këtë pjesë të paktën e di
Enida Bozhegu: Ju lutem kujdes me akuzat, unë jam profesore e të drejtës penale, ju për kë jeni. Unë po flas në aspektin ligjor të pastër. Ligji nuk lexohet siç e lexon zoti Beleri, ligji interpretohet në kombinim me struktura të tjera. Nuk ka lidhje fare Kushtetuta.
/a.r
#Plas #sherri #në #studio #Bozhegu #përplaset #avokatin #Belerit #Jam #pedagoge #të #drejtës #penale #kujdes #akuzat
Java News