Aktualitet
KUVENDI LIVE! Rithemelimi ndez zhurmuesit, PD kërkon Ramën: Të mos fshihet pas Blinkenit dhe vizitës në Bruksel

Ka nisur seanca e së enjtes në Kuvend teksa deputetët e Sali Berishës kanë ndezur zhurmuesit.
Nga ana tjetër PD e Bashës ka kërkuar Edi Ramën në sallë edhe pse Rama paralelisht ndodhet në Bruksel.
“Rama të mos fshihet pas vizitave dhe pas Blinkenit. Duam Ramën dhe jo Spiropalin për interpelancë” – tha Arbi Agalliu i PD-së së Lulzim Bashës.
Sot në Kuvend rikthehet për votim Projektligj ‘Për lojërat e fatit’, draft i tërhequr nga vetë socialistët në seancën e 8 shkurtit.
Për votim shkojnë edhe p/ligj për festat zyrtare, organika e INSTAT, si dhe miratimi i strukturës dhe pagat për punonjësit e KQZ.
/a.r
#KUVENDI #LIVE #Rithemelimi #ndez #zhurmuesit #kërkon #Ramën #Të #mos #fshihet #pas #Blinkenit #dhe #vizitës #në #Bruksel
Java News