Aktualitet

Saliu në Memaliaj, takim me 8 militantë, 20 lazaratas që çoi Dasho Aliko e 30 shoqërues nga Tirana

Paçka se kandidati Albert Malaj është intelektual model dhe figurë e pastër, demokratët nuk shkuan në takim, sepse urrejnë Sali Berishën, duke e cilësuar të pabesë e mos mirënjohës ndaj sakrificave të tyre më 1997-2005, kur PD-së i dhanë 90% të pushtetin lokal e pushtetin qendror

Takimi i Sali Berishës në Memaliaj me 20 prill, ka treguar edhe këtë herë si në 10 vitet e fundit, se bastioni i tij “blu” e ka braktisur plotësisht, jo se ai është shpallur “non grata”, madje as demokratët nuk kanë shkuar te Rilindja, por sepse edhe në pushtetin e dytë, Saliu i shfrytëzoi memaliotët e i la në varfëri ekstreme, njësoj si PS-ja tani.

Në takim, përveç kandidatit Albert Malaj të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Memaliajn, plakut “non grata” i shkuan vetëm 8 militantë të Foltores banorë të qytetit, 20 lazaratas të çuar nga Dasho Aliko e 30 persona nga Tirana që shoqërojnë plakun “non grata” në çdo qytet.

Saktësojmë, se braktisja nuk ishte për shkak të profilit të kandidatit Albert Malaj, i cili duhet pranuar se është intelektual model, figurë e nderuar dhe e pastër personalisht, familjarisht e si fis në krejt zonën Kalivaç-Memaliaj-Tepelenë, madje shumë më lartë si potencial se kandidati i PS.

Por demokratët që janë shumë në Memaliaj dhe i mblidhen në çdo zonë kandidatit Albert Malaj, nuk shkuan në takimin elektoral të Saliut te salla e kinemasë.

Sepse e kanë braktisur dhe e urrejnë Sali Berishën, duke e cilësuar të pabesë e mos mirënjohës ndaj besimit dhe sakrificave të tyre në vitet 1997-2005, kur PD para së të fitonte pushtetin qëndror fitoi 2 bashkitë Tepelenë e Memaliaj dhe 8 nga 9 ish-komunat, pastaj sulmoi e largoi qëndrestarët.

Shpurra që kishte në takimin e Memaliajt, Saliun e shoqëroi edhe në takimet elektorale të Tepelenës, Këlcyrës e Përmetit, sepse demokratët “safi” nuk e përfillin më.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button