Aktualitet

PS e tërhoqi nga seanca e 8 shkurtit, ligji i basteve rikthehet për miratim në Kuvend

Nesër në Kuvend rikthehet për votim Projektligj ‘Për lojërat e fatit’, draft i tërhequr nga vetë socialistët në seancën e 8 shkurtit. Mazhoranca e tërhoqi pa shpjegime ligjin për rikthimin e basteve dhe nuk përcaktoi një datë të re për votim.

Në seancën e 15 shkurtit është parashikuar edhe një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama e kërkuar nga disa deputetë të PD për çështjen Ahmetaj dhe akuzat për incerenatorët. Rend që pritet të mos realizohet nisur nga takimet e kreu të ekzekutivit në kuadër të vizitës së Sekretarit Antony Blinken në Tiranë. Për votim shkojnë edhe p/ligj për festat zyrtare, organika e INSTAT, si dhe miratimi i strukturës dhe pagat për punonjësit e KQZ.

Opozita shkaktoi kaos me vezë dhe miell jashtë dhe brenda dyerve të sallës në 8 shkurt. Për pasojë Edi Paloka u përjashtua me 40 ditë për djegien e librit të rregullores dhe 20 ditë Petrit Dodën që u përplas me Gardën.

/f.s

#tërhoqi #nga #seanca #shkurtit #ligji #basteve #rikthehet #për #miratim #në #Kuvend
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button