Bashkimi i opozitës, Shehi kundër Rithemelimit: Në zgjedhje do hyjmë vetëm! Boll me Berishën e Bashën, të dalë një i ri

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) Dash Shehi ka hequr dorë nga bashkimi i opozitës. I ftuar në emisionin “Frontline Intervieë” me Marsela Karapançon në Report Tv Shehu u shpreh edhe kundër bashkimit të Gaz Bardhit me Rithemelimin, ndërsa një ftesë pati për kolegët e tjerë opozitarë që t’i bashkohen për të ndërtuar një rrugë të re në zgjedhjet e ardhshme.
“Unë nuk jam as me Bashën e as me Berishën, ne jemi më vete. S’na e japin këta certifikatën se kush është opozitar. Nuk jam as me njërin as me tjetrin. Shpresoj të dalë një grup i ri, sepse këto ishin”, tha ai.
Një ftesë pati për kolegët e tij të partive të vogla, por edhe për deputetët e “fraksioneve” të PD.
“Berisha dhe Basha janë e njëjta monedhë, ndaç ktheje kështu ndaç ashtu 10 lekë bën monedha. Hajde të ndërtojmë një rrugë të re, u bëj thirrje të gjithë kolegëve”, shtoi Shehu.
Në zgjedhjet e 2025 Shehi tha se do të futet më vete, as me Berishën e as me Bashën.
“Ne duhet të hyjmë më vete në zgjedhje siç hyjnë dhe opozitat e tjera, duhet ta konsiderojmë njëri tjetrin kolegë por edhe rivalë, kur të mbarojnë zgjedhjet kristalizohemi. Të gjithë të pakënaqurit ku do shkojnë do vijnë te ne”.
#Bashkimi #opozitës #Shehi #kundër #Rithemelimit #Në #zgjedhje #hyjmë #vetëm #Boll #Berishën #Bashën #të #dalë #një
Java News