Vizitën e Blinken në Tiranë e cilësoi si ‘të zakonshme’, Haklaj: Meta, në prag të shpalljes ‘non-grata’ nga SHBA

Anëtari i kryesisë së PD-së, Azgan Haklaj i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv bëri deklaratën e fortë për Ilir Metën duke thënë se kreu i Partisë së Lirisë është në prag të shpalljes non-grata nga SHBA.
Duke iu referuar deklaratës së Metës që e cilësoi si ‘te zakonshme’ vizitën e paralajmëruar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë, Haklaj tha se i është hequr viza amerikane edhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
“Meta është në prag të shpalljes non-grata. Se i ka disa dosje në SPAK. Edhe vizitën e Blinken e cilësoi si të zakonshme. I është hequr viza amerikane edhe atij edhe Monika Kryemadhit. I bie që është gjysmë-non grata. Le të dalë dhe të thotë se nuk është”- u shpreh Haklaj ndër të tjera./m.j
#Vizitën #Blinken #në #Tiranë #cilësoi #të #zakonshme #Haklaj #Meta #në #prag #të #shpalljes #nongrata #nga #SHBA
Java News