Aktualitet
Temperatura deri në 26 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të jetë nën dominimin e vlerave të larta barike të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Pritet që deri në orët e pasdites pjesa më e madhe e Shqipërisë të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave do të ketë në zonat veriore.Ndërsa në orët e mbrëmjes dhe natës vonë vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin, ku më të shumta do të jenë në zonat Veriore
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, POR do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 26°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.