Sport

‘Ajo vetëm shpenzon’/ Cristiano dhe Georgina drejt ndarjes?

Në rrjetet e tyre sociale, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez shprehin dashuri të pakushtëzuar për njëri-tjetrin. Por realiteti duket se është krejt ndryshe pasi mediat portugeze thonë se Ronaldo është lodhur me Geroginën.

Sipas tyre marrëdhënia mes ish-lojtarit të Real Madridit dhe Georgina Rodriguez është në krizë. Gazetarët raportojnë se Cristiano është “lodhur” nga qëndrimi i mbajtur nga Georgina Rodriguez, të cilin e cilësojnë si “larg realitetit”, “të detyruar” dhe “joserioz”.

Sjellja e fundit e Ronaldos tregon dy gjëra: që jeta e tij personale nuk është në një moment lumturie dhe se sa më shumë distancohet nga nëna e tij, Dolores Aveiro, aq më pak i duruar është. Dhe të gjithë e dimë pse ai është gjithnjë e më i largët nga e ëma.

Daniel Nascimento, një tjetër gazetar tha:

Ronaldo nuk është i lumtur. Georgina i kalon ditët e saj në një qendër tregtare në Riad dhe ajo thjesht shpenzon dhe vetëm shpenzon. Dhe më e keqja, ajo mendon se është në nivelin e Cristianos. Ajo e vendos veten në një piedestal dhe atij nuk i pëlqen fare.

Sipas gazetarëve, Ronaldo dhe Georgina vazhdojnë lidhjen vetëm prej jetës publike që kanë.

E kam thënë prej muajsh. Ata nuk po shkojnë mirë dhe ka gjasa që të ndahen. Realiteti është se CR7 është lodhur me të. Ky është realiteti. Unë ende them që nuk do të ketë dasmë. Ata janë bashkë për të “ushqyer” mediat, reklamat e jetën e tyre publike.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button