Aktualitet
Shpallet sot pretenca për Belerin, protestuesit kërcënojnë se do djegin flamurin grek për Vorio-Epirin

Ditën e sotme do të mbahet pretenca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Disa qytetarë janë paraqitur para gjykatës dhe kërcënojnë se do të djegin flamurin e grekëve për Vorio-Epirin.
Personat të cilët kanë kërcënuar të djegin flamurin, janë identifikuar si Arilda Lleshi, Bledar Cakalli, piktor i muraleve për çështjet kombëtare dhe një person i tretë që nuk pranon të identifikohet.
Personat janë prezantuar si aktivistë.
Ndërkohë në gjykatë kanë hyrë familjarët e Belerit, në pritje të nisjes së seancës.
/f.s
#Shpallet #sot #pretenca #për #Belerin #protestuesit #kërcënojnë #djegin #flamurin #grek #për #VorioEpirin
Java News