PS shtyn amnistinë penale për javën e ardhshme, paketa do të diskutohet sërish në komisione
Amnistia penale nuk do të kalojë për votim në Parlament as këtë javë.
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste e ka shtyrë këtë draft, teksa paketa do të shqyrtohet edhe njëherë në komisione parlamentare gjatë kësaj jave.
Në javën e ardhshme, amnistia penale pritet që të kalojë për votim në Parlament. Ky vendim u mor sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Për amnistinë penale kërkohen 84 vota në Parlament, që socialistët po mundohen si sigurojnë.
Një javë më parë, socialistët vendosën të pranojnë propozimin e deputetit demokrat Ferdinand Xhaferi dhe të përfshijnë në listën e përfituesve të amnistisë penale dhe afro 350 persona të dënuar apo që janë në proces gjyqësor për akte dhune gjatë protestave të opozitës.
Nga amnistia penale pritet që të përfitojnë rreth 600 të burgosur. Amnistia penale konsiderohet nga ministri i Drejtësisë edhe si nevojë që të miratohet sa më shpejt për shkak të mbipopullimit në burgje.
/a.r
#shtyn #amnistinë #penale #për #javën #ardhshme #paketa #të #diskutohet #sërish #në #komisione
Java News