Aktualitet

Së paku 50 palestinezë të vrarë në Gaza gjatë operacionit të shpëtimit të dy pengjeve

Së paku 50 palestinezë janë vrarë gjatë sulmeve ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës teksa këta të fundit kishin nisur një operacion shpëtimi për dy pengjet.

Ushtria izraelite arriti që t’i shpëtojë të dy pengjet gjatë një bastisjeje në një ndërtesë banimi në qytetin në kufirin jugor, Rafah.

Ky për ta është një sukses i vogël por i konsiderueshëm në synimin e tyre për t’i kthyer në shtëpi 100 pengje që besohet se mbahen nga grupi militant i Hamasit.

Së paku 50 palestinezë u vranë në këto sulme ajrore që ishin në kuadër të bastisjes, sipas zyrtarëve të një spitali palestinez.



#Së #paku #palestinezë #të #vrarë #në #Gaza #gjatë #operacionit #të #shpëtimit #të #pengjeve
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button