Zjarr te Urgjenca e re në QSUT, policia: Nuk ka të dëmtuar

Flakët e zjarrit kanë përfshirën Urgjencën e re. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në katin -1. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.
Për fat të mirë është bërë në kohë evakuimi i stafit mjekësor dhe i pacientëve, duke mos marrë përmasa të rënda si ngjarje. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 11.02.2024, rreth orës 05:30, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se si pasojë e një shkëndije, ka rënë zjarr në katin -1, te urgjenca e re. Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, menjëherë kanë bërë evakuimin e stafit mjekësor dhe pacientëve. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
/a.r
#Zjarr #Urgjenca #në #QSUT #policia #Nuk #të #dëmtuar
Java News