Aktualitet

Blinken në Tiranë, Ngjela: Favor për Shqipërinë! Në fokus Reforma në Drejtësi, është në kryqëzim të rrezikshëm politik

Avokati Spartak Ngjela në një lidhje ‘skype’ për Report Tv foli për viziten e njoftuar nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në Shqipëri më 14 shkurt.

Ngjela tha se një vizitë e nivelit kaq të lartë është në favor të politikës shqiptare në Ballkan. Ndërsa u ndal tek fakti që vizita e Blinken vjen në një moment tensioni politik në Shqipëri, Ngjela tha se fokusi do të jetë edhe tek Reforma në Drejtësi e cila sipas tij drejtohet nga vetë sekretari amerikan i shtetit.

“Blinken është ai që deklaroi që reformën në Drejtësi në Tiranë e drejtojmë ne (amerikanët). Reforma ka prekur korrupsionin. Për korrupsion kemi një ish-kryeministër. Kemi edhe një ish-zvkryeministër dhe 2 ministra të majtë.  Është doktrina e Bonapartit, duhet të fillonte majtas reforma se ata janë në pushtet.

Çështja është të shikojmë sesi do avancojnë këto sepse kalojnë nga majtas djathtas. Kemi ish-kryeministrin djathtas në arrest shtëpie. Por kemi një ish-zv.kryeministër të akuzuar për korruposion dhe 2 ministra të së majtës, e shihni se ka filluar një lloj balancimi? Kjo është doktrinë, do fillojë nga pushteti por do shkojë djathtas sepse do të kishte mangësi të moralitetit nëse fillonte ndryshe”- u shpreh Ngjela.

Sa i takon pretendimeve të Rithemelimit, mbi vizitën e Blinken, Ngjela tha se opozita është në dekadencë të mendimit politik.

“Opozita jonë është në dekadencë në kuptimin e mendimit politik. Nuk është hera e parë që flasin para kohe. Nuk mund të vijë sekretari i shtetit në një vend aleat dhe të mbajë fjalim kundër teje. Është pamundësi absolute në çdo lloj politike”- shtoi avokati.

Sipas Ngjelës Reforma në Drejtësia aktualisht është në një kryqëzim të rrezikshëm politik duke ngritur pikëpyetjet nëse do të vijojë të ecë në të njëjtën mënyrë me goditje në të 2 krahët apo do të bllokohet nga parlamenti./m.j

#Blinken #në #Tiranë #Ngjela #Favor #për #Shqipërinë #Në #fokus #Reforma #në #Drejtësi #është #në #kryqëzim #të #rrezikshëm #politik
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button