Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve: Është formë parandaluese! Kemi një program të konsoliduar
Drejtoresha e Insitutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini dha një prononcim për Fax News, ku i bëri thirrje të gjithë prindërve të rinj që të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas programit kombëtar të vaksinimit për t’i mbrojtur nga virozat stinore dhe fruthi.
Ajo shprehet se nuk ka asnjë arsye për shqetësim pasi vaksinat janë të sigurta. Njerëzit duhet të besojnë thotë ajo, siç i besojnë mjekut për një temperaturë apo emergjencë, t’i besojnë edhe në rastin e vaksinimit.
Nuk duhet hezituar për vaksinimin shton Tomini dhe prindërit duhet të konsultohen me mjekët pediatër.
Eugena Tomini: Vaksinimi formë parandalimi e fruthit dhe vdekjes.
Fillimsht ëshë shenjë e infeksionit respirator por që agravohet shumë shpejt por më pas shumë shpejt shfaqen nga pjesa e sipërme deri poshtë. Është puçërrizimi i gjeneralizuar. Nëse e lëmë të pamjekuar sigurisht që situata agravohet. Komplikacione që rrezikojnë dhe jetën.
Shqipëria nuk është një shtet që nuk ka komunikim me shtete të tjera. Nxitimi i vaksinimit është një proces i njohur globalisht. Shumë shtete kanë revolta kundër vaksinimit. Sigurisht dhe Shqipëria nuk mund të mos ishte pjesë e kësaj vorbulle. Programi i vaksinimit është një program kombëtar i konsoliduar. Edhe pas periudhës të pandemisë. Duhet të theksohet sikundër kërkojnë një përgjigje për një emergjencë dhe temperaturë tek mjeku, duhet të besojnë edhe për vaksinimin. Të konsultohen me mjekun pediatër. Askush nuk inkurajon për vaksinimin që bën dëm. Hidhen paragjykime apo bindje apo pseudo-bindje. Lidhja shkak-pasojë midis fruthit dhe autizmit nuk është evidentuar. Ky lloj nxitimi sigurisht, hezitojnë kundrejt vaksinimit, e konsiderojnë si diçka të huaj që futet në organizëm.
Faxweb.al