Aktualitet

Një person sulmon me dru të riun në Han të Elezit, 19-vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga përleshjet e shumta, ku shpeshherë përdoren edhe mjete të forta, të mprehta e armë zjarri. Si pasojë e kësaj, në shumë raste viktimat plagë të rënda, për çka përfundojnë në spital.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Han të Elezit, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një 19-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se i riu është dërguar atje për ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që mori.

Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e goditjeve me mjet të fortë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e të riut, i cili ka njoftuar se 56-vjeçari e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me një dru.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.



#Një #person #sulmon #dru #të #riun #në #Han #të #Elezit #19vjeçari #dërgohet #në #gjendje #të #rëndë #në #spital
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button