Aktualitet

“Do të ha turinjtë dëgjove apo jo”/ Gjyqtarja u intimidua gjatë kohës që ishte në mbrojtje: Njoh gjithë sistemin, ti do digjesh, jam burrë me dy ‘r’

Prokuroria e Tiranës vendosi sot nën akuzë gjyqtaren Arnisa Këlliçi, për falsifikim dhe kallëzim të rremë, duke pretenduar se letra kërcënuese që ajo denoncoi ishte shkruar prej vetë asaj. Ky vendim i prokurorisë së Tiranës erdhi pasi gjyqtarja kërkoi që çështja të hetoej në një tjetër prokurori, pasi prokurori Dyrmishi të cilin ajo e akuzoi si kërcënues punon në këtë prokurori.

Por historia ka një fill interesant dhe deri më tani duket se është bërë e ditur vetëm maja e ajsbergut.

Fillimisht ishte kancelari i gjykatës ai që bëri një kallëzim ndaj prokurorit Adriano Dyrmishi. Ky I fundit dyshohet se e ka telefonuar kancelarin, e ka fyer dhe më pas ka përmendur dhe gjyqtaren Këlliçi në telefonatë.

48 orë më vonë, me ndërmjetësinë e një gjyqtari, prokurori Dyrmishi ka bërë ballafaqim në zyrën e gjyqtares Këlliçi, i ka kërkuar falje asaj dhe ka mohuar çdo gjë.

Hashtag.al posedon të plotë audion e këtij takimi që zgjat rreth 32 minuta.

Gjatë ballafaqimit, prokurori Dyrmishi përmend një detaj interesant, ku thotë se ai është nxitur nga shtetasi Arben Micko (gjyqtar i dorëhequr vitin e kaluar)

Në vijim, transkipti:

Gjyqtarja Arnisa Këlliçi: Kërcënime ndaj meje jo.

Prokurori Adriano Dyrmishi: S’kam arsye.

Gjyqtarja Arnisa Këlliçi: Unë nuk kam frikë nga asgjë.

Prokurori Adriano Dyrmishi: Nuk e vë në dyshim, por nuk kam arsye o motra ime.

Gjyqtarja Arnisa Këlliçi: Ti nuk e di fare relatën time me Ben Mickon (ish-gjyqtar).

Prokurori Adriano Dyrmishi: Po se di fare, Beni më ka ngatërruar mua, më q** nënën.

Gjyqtarja Arnisa Këlliçi: Di gjë ti Çfarë marrëdhënie kam unë me Ben Mickon?

Prokurori Adriano Dyrmishi: S’di gjë fare o motra ime.

Gjyqtarja Arnisa Këlliçi: Çfarëdolloj marrëdhënie të ishte ajo, nuk i takon askujt të futet në këtë zallamahi.

Prokurori Adriano Dyrmishi: Po më futi ai moj zemra ime tani..

Gjyqtarja Arnisa Këlliçi: Ti sdi gjë fare.

Prokurori Adriano Dyrmishi: Po më futi ai, do arrestoheni, e të nesërmen s’po gjejmë gjë tha.  Kaq o motra ime kaq tha.

Të nesërmen e këtij ballafaqimi, gjyqtarja Këlliçi ka denoncuar në KLGJ një letër kërcënuese, pikërisht letrën që prokuroria e akuzon sot se e ka shpikur vet. Ajo mori mbrojtje të posaçme me vendim të KLGJ-së.

Gjatë kohës që ishte në mbrojtje speciale rezulton se ajo është kontaktuar nga ish-gjyqtari Arben Micko, ndërsa ky i fundit i ka bërë të ditur se do ishte ajo që do dilte e humbur në këtë histori.

Mua do ma hapësh telefonin

Njoh gjithë sistemin, ti do digjesh”,

Jam burrë me 2 rr”,

Do të ha turinjtë dëgjove apo jo

Këto ishin disa nga mesazhet që ish-gjyqtari Micko i dërgoi gjyqtares Arnisa Këlliçi ndërsa ajo ishte në mbrojtje. Këto SMS janë përftuar dhe nga organet hetimore që ndërkohë kishin vënë në përgjim të gjithe palët.

Të gjithe këto të dhëna sugjerojnë se ajo çfarë fshihet pas kësaj historie mund të jetë shumë më e thellë nga sa mund të sugjerojë ai vendimi i sotshëm i prokurorisë së Tiranës, ndërsa janë ende të paqarta motivet se pse një gjyqtare e Gjykatës së Tiranës, u fut në konflikt kaq të thellë me një prokuror dhe me një ish-gjyqtar të fuqishëm si Arben Micko.

Çfarë dinte gjyqtarja Këlliçi dhe Çfarë ka ndodhur në ditët që prokurori Dyrmishi telefonoi kancelarin e gjykatës?

Vet gjyqtarja e kontaktuar nga Hashtag.al refuzon të komentojë këtë pjesë, ndërsa tha se do të tregojë çdo gjë përpara një prokurori të paanshëm që do të hetojë konfliktin dhe skandalin në themel./Hashtag.al

#të #turinjtë #dëgjove #apo #Gjyqtarja #intimidua #gjatë #kohës #që #ishte #në #mbrojtje #Njoh #gjithë #sistemin #digjesh #jam #burrë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button